Lifestyle

Nuk është thjesht kafe/ Efekti i aromës së kafesë në produktivitetin tonë!

Aroma e kafesë nuk është thjesht një kënaqësi për dashamirësit e saj, ajo mund të ndikojë realisht në mënyrën se si mendojmë dhe punojmë. Studime të fundit nga Universiteti i Seulit kanë zbuluar se ekspozimi ndaj aromës së kafesë, edhe pa konsumimin e saj, përmirëson performancën në detyra që kërkojnë vëmendje dhe analizë të shpejtë.

Studiuesit kanë mbledhur një grup pjesëmarrësish në laborator dhe i ndanë ata në dy dhoma: në njërën u përhap një aromë e lehtë kafene, ndërsa në tjetrën ajri ishte neutral. Rezultatet ishin të qarta:

Ata që punonin në dhomën me aromë kafeje treguan përqendrim më të madh dhe shpejtësi më të lartë në zgjidhjen e problemeve matematikore.

Një nga shpjegimet lidhet me efektin psikologjik të aromës që shoqërohet me rutinën e mëngjesit. Truri, kur ndjen aromën e kafesë, lidhet automatikisht me fillimin e ditës, rritjen e energjisë dhe përgatitjen për punë,edhe nëse nuk kemi pirë asnjë gllënjkë. Pra, aroma aktivizon pritshmërinë tonë për t’u fokusuar.

Industria e marketingut dhe dizajnit të hapësirave të punës tashmë po e përqafon këtë zbulim. Disa zyra kanë nisur të instalojnë aroma të kontrolluara kafeje gjatë mëngjeseve ose në ambiente brainstorming, për të nxitur kreativitetin. Ndërkohë, markat e parfumeve si Maison Margiela dhe Tom Ford kanë nisur të eksperimentojnë me nota të thella kafene në aromat e tyre të reja, duke e kthyer këtë stimul sensorial në një element stili dhe performance.

Pra, herën tjetër që ndjeni aromën e kafesë në ajër, dijeni se ndoshta truri juaj sapo ka kaluar në modalitetin “high performance”. Nuk është çudi që kafenetë janë gjithmonë të mbushura me studentë, krijues dhe njerëz që thjesht duan të japin më të mirën nga vetja.