Përplasja e gjatë ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka hyrë në një fazë të re, duke rritur edhe më shumë tensionet në një nga sagat më të ndjekura të Hollywood-it.
Sipas raportimeve të fundit, Angelina Jolie ka kërkuar shtyrjen e seancës së radhës gjyqësore për çështjen e Château Miraval, duke propozuar zhvendosjen e saj nga shkurti në nëntor, një lëvizje që mund të zvarrisë edhe më tej një konflikt që zgjat prej vitesh.
Nga ana tjetër, burime pranë Brad Pitt bëjnë me dije se ai kundërshton këtë kërkesë, duke argumentuar se një shtyrje e tillë do ta bëjë më të vështirë organizimin e dëshmitarëve dhe do të komplikojë procesin ligjor.
Ndërkohë që beteja në gjykatë vazhdon, vëmendja është zhvendosur edhe tek gjendja e Angelina Jolie.
Paraqitja e saj e fundit në një event të Tom Ford në Shanghai ka ngritur shqetësime, pasi fansat vunë re një pamje të saj dukshëm të lodhur.
Në rrjetet sociale nuk munguan reagimet, nga shqetësimi i sinqertë deri te spekulimet për shëndetin e saj.
Sipas burimeve pranë aktores, presioni i vazhdueshëm nga kjo çështje ligjore po ndikon në gjendjen e saj fizike dhe emocionale.
Raportohet se ajo ka përjetuar më parë probleme shëndetësore të lidhura me stresin, përfshirë Bell’s palsy, dhe situata aktuale po e vështirëson rikuperimin.
Ajo nuk mund të gjejë qetësi për sa kohë kjo çështje mbetet e hapur
-citohet të ketë thënë një burim i afërt.
Ndërkohë, Angelina Jolie po shqyrton mundësinë për të kaluar më shumë kohë në Cambodia, në kërkim të një kapitulli më të qetë të jetës.
Por edhe këto plane duket se mbeten të lidhura ngushtë me zhvillimet ligjore dhe financiare të procesit në vazhdim.
Edhe pse divorci mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt u finalizua në vitin 2024, beteja për pasurinë e përbashkët në Francë vazhdon pa një zgjidhje të afërt.
Saga e Château Miraval mbetet e hapur, dhe gjithçka tregon se drama mes tyre do të vazhdojë të dominojë titujt edhe për një kohë të gjatë.