Gossip

“Nuk më pëlqen luksi i tepruar…”/Miliarderi dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij!

Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte dhënë shumicën e fitimeve të tij prej 1.6 miliardë dollarësh nga shitja e kompanisë së tij te AT&T në vitin 2018. Pavarësisht se zotëronte 10% të aksioneve në AppNexus, O’Kelley zgjodhi të mbante më pak se 100 milionë dollarë për vete dhe familjen e tij, duke dhuruar pjesën tjetër për kauza për të cilat ata interesohen.

48-vjeçare tha se vendimi u mor pas një diskutimi të menduar mirë me gruan e tij rreth asaj se sa para ishin vërtet “të mjaftueshme”. Ata llogaritën një shumë të rehatshme, e dyfishuan atë për siguri dhe dhanë pjesën tjetër. Ai shpjegoi se vendimi i tij nuk kishte të bënte vetëm me bujarinë, por edhe me ruajtjen e një stili jetese të bazuar me realitetet e përditshme. O’Kelley beson se pasuria ekstreme mund t’i shkëpusë njerëzit nga shoqëria dhe të çojë në shpenzime të papërgjegjshme.

Ai kritikon stilin e jetës së miliarderëve, ishujt privatë, jahtet dhe tepricat luksoze si të panevojshme. “Nuk besoj te miliarderët. Mendoj se është thjesht qesharake”-tha sipërmarrësi. Aktualisht, duke udhëhequr një startup të ri të fokusuar në gjurmimin e emetimeve të zinxhirit të furnizimit, Scope3, O’Kelley thotë se nuk ka plane të bëhet ndonjëherë miliarder, edhe nëse sipërmarrja e tij e radhës ka sukses. Ai gjithashtu ndau shqetësimet në lidhje me rritjen e fëmijëve të tij me shumë luks, duke dashur që ata të përjetojnë jetën me kufizime dhe vlera.