Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk punoj dot si dikur”/Alec Baldwin pas vdekjes së kinematografes tregon se çfarë ka vendosur të bëjë!

Pas shumë kohësh, aktori i njohur Alec Baldwin është rikthyer në punë që pas vdekjes tragjike të Halyna Hutchins, e cila u qëllua aksidentalisht me një armë në sheshxhirim, nga aktori 63-vjeçar. Baldwin reagoi në rrjetin social Instagram, duke thënë se është e çuditshme të kthehesh në punë. Artisti u shpreh në video se:

Unë po mendoj të mbaj një ditar të vogël gjatë udhëtimit dhe gjatë punës. Ne patëm ditën tonë të parë të punës sot dhe ishte e ndërlikuar. Nuk punoj dot aq shumë si dikur. Ti shkon në punë dhe harron atë që duhet të bësh.

Ai pohoi se nuk ka punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar, kur kinematografia Halyna Hutchins, ndërroi jetë.

https://www.instagram.com/p/CZxvLB1DLjS/

Baldwin foli gjithashtu se i mungojnë fëmijët e tij. Aktori dhe gruaja e tij Hilaria, janë prindër të gjashtë fëmijëve, vajzës Carmen, djemve Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo dhe Lucia.

Më mungojnë fëmijët e mi unikë. Mendoj se të gjithë ata që kanë shumë fëmijë, ndihen kështu. Ata janë kaq të ndryshëm.

Rikujtojmë se Baldwin dorëzoi telefonin e tij celular muajin e kaluar për të përmbushur një urdhër kërkimi të paraqitur gati një muaj më parë në mes të hetimit të “Rust” i cili është akoma në vazhdim. Aktori 63-vjeçar ia dorëzoi pajisjen autoriteteve të zbatimit të ligjit të Qarkut Suffolk të Nju Jorkut.

Në dhjetor, sjellim në vëmendje se Baldwin dha intervistën e parë që nga tragjedia, duke i thënë George Stephanopoulos të ABC News se ai mendon se nuk ka gjasa që ai personalisht të përballet me akuza penale, duke shtuar se ai vazhdon të bashkëpunojë në hetime.

Nuk kam asgjë për të fshehur.

Baldwin iu përgjigj gjithashtu Stefanopulos pa mëdyshje se të shtënat aksidentale ishin gjëja më e keqe që i kishte ndodhur në jetë:

Po … po, sepse mendoj dhe mendoj se çfarë mund të kisha bërë…