Roli i Denzel Washingtonit në “Gladiator II” me regji të Ridley Scott mori reagime pozitive nga publiku. Në film, Washingtoni luajti rolin e Macrinus-it, një ish-skllav që u bë një nga figurat më me ndikim në Romë, duke u përpjekur të largonte nga pushteti perandorët Geta dhe Caralla. Për shkak të performancës së mirë në aktrim, kritikët profesionistë dhe shikuesit prisnin që të nominohej për një Oscar në kategorinë ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’, por kjo nuk ndodhi.
Në një intervistë të re me New York Times, ylli zbuloi se nuk e ka problem të mos nominohet.
Jam i lumtur për të gjithë ata që janë nominuar, por edhe i kënaqur me atë që po bëj. Unë kam qenë në botën e aktrimit për një kohë të gjatë dhe në këtë moshë duhet të pajtohesh me disa gjëra. Fillimi i mençurisë është të kuptuarit. Unë po bëhem më i mençur me kalimin e kohës dhe po punoj që të flas më pak dhe të kuptoj më shumë.
Ai theksoi se është i kënaqur që i është dhënë mundësia të jetë pjesë e këtij filmi dhe është një nder i veçantë për të që luan një rol në “Othello”. “Mendova se isha mirënjohës sepse ditën që nuk u nominova për Oscar, isha duke luajtur një rol në Othello në Broadway”-pohon ai. Gjatë gjithë karrierës së tij të aktrimit, Washingtoni ka fituar dy çmime Oscar: për ‘aktorin më të mirë dytësor’ për filmin e vitit 1990 “Glory” dhe për ‘aktorin më të mirë kryesor’ për filmin “Training Day” të vitit 2002.
Denzel Washington u pagëzua dhe u liçensua si prift në Kishën ‘Kelly Temple of God in Christ’ në qytetin e Nju Jorkut. “Ne festojmë shtimin në klerik të Rev. Denzel Washington, i cili u liçensua si prift në Kishën e Zotit në Krishtin sot, në një moment vërtet ngritës,”-shkroi Kryepeshkopi Christopher Bryant në Facebook, ku ndau një foto nga pagëzimi i aktorit 69-vjeçar. Në fjalën e tij në fund të ceremonisë, Denzel kujtoi se si nëna e tij i tha atij “për herë të tetë apo të nëntë që kam humbur një Oscar“, se “njeriu jep çmimin, Zoti jep shpërblimin.”