Aktualitet Zgjedhjet 2025

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

Qarku i Shkodrës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.

Deri më tani votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.

Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet.

LEXO EDHE:  PS udhëheq bindshëm edhe në votat e diasporës, ja votat për secilin qark

Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 404 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet ish-kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini.

Lista e PD- 5 mandate
Luçiano Boçi (listë e mbyllur)
Kliti Hoti (listë e mbyllur)
Greta Bardeli (listë e mbyllur)
Ramadan Likaj (listë e mbyllur)
Bardh Spahia 9414 vota

Lista e PS- 4 mandate
Marjana Koçeku (listë e mbyllur)
Onid Bejleri (listë e mbyllur)
Xhenis Çela (listë e mbyllur)
Bujar Rexha (listë e mbyllur)

Lista e PSD- 2 mandate
Tom Doshi (listë e mbyllur)
Sabina Jorgo (listë e mbyllur)