Food & Drink Health & Beauty Live From Tirana

Nutricionistja Tea Brame: “Shtim i masës dhjamore, kujdes me ushqimin e tepërt gjatë iftarit!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë nutricionistja Tea Brame. Ajo ka folur më shumë mbi benefitet që i vijnë trupit nga agjërimi, por po ashtu dhe gabimet që bëhen më së shpeshti gjatë konsumimit gjatë syfyrit apo iftarit…

Çfarë duhet të konsumojmë gjatë iftarit?

E para njëherë, mos shkoni kurrë tek tryeza e ushqimit me mendimin që keni gjithë ditën pa ngrënë dhe do konsumoni shumë. Ky është gabimi që bëjnë shumica.

Ka shumë të rinj që janë dhe në punë dhe direkt porosisin një picë…

Po, ndërkohë që kanë marrë 3000 kalori, sa për 6 dreka dhe darka. 

Nuk duhet të vrapojmë asnjëherë tek ushqimi. Jo vetëm për arsyen e kalorive, por për faktin që ti do flesh pastaj, nuk ke ndonjë aktivitet tjetër. Kjo do depozitohet në formën e masës dhjamore në organizëm dhe do dalësh me shtim peshe nga Ramazani. Prandaj shumica shtojnë në peshë. Konsumohen dy hurma arabie dhe gota e ngrohtë me ujë, kjo për arsyen e vetme që përgatit mukozën e stomakut, stomakun dhe zorrën për t’u bërë gati për të mirëpritur ushqimin. Më pas kalojmë tek një supë, por supa duhet të jetë proteinike dhe unë do të rekomandoja si zgjidhjen më të mirë, supën me thjerrëza. Supë me thjerrëza të kuqe, spec të kuq, është perfekte, ka një sasi shumë të mirë të hekurit, na hidraton. Sasia një filxhan çaji është më se normale. Duhet të kemi dhe pak bukë, por nëse do zgjedhim bukën, nuk duhet të marrim asnjëherë bukë të bardhë, por bukë thekre ose bukë integrale. Gjithmonë sasia që duhet të konsumojmë duhet të jetë sa shputa e dorës.