Pa rrugë, energji elektrike dhe internet, vetëm ti dhe natyra. Shtëpia më e izoluar në Angli ka dalë në shitje për rreth 1.5 milionë funte. E vendosur dhjetë milje në veri të qytetit Keswick, Cumbria prona është ndërtuar në vitin 1829 dhe është vendosur në një hapësirë prej 3.45 hektarë.
Shtëpia është e vendosur 1.550 metra mbi një mal ku panelet diellore sigurojnë energji elektrike dhe uji ngrohet nga soba me dru. Kreu i agjencisë, Mitchells Land Andrew Wright që ka nxjerrë në shitje shtëpinë, e cila është e arritshme vetëm në këmbë, thotë se ka shumë interes për një pronë të tillë.
Duket si një pronë e thjeshtë, sepse ndodhet në anën e një mali, por më besoni, është jashtëzakonisht e rallë. Ajo është ndërtuar në një hapësirë të madhe dhe interesi për të është shumë i madh. Kjo është hera e vetme që shtëpia është shitur ndonjëherë në tregun e hapur që kur është ndërtuar prona.

Deri më tani, prona me gjashtë dhoma gjumi, e ndërtuar në 1829, përdorej si një kabinë qitjeje dhe një strehë për alpinistët. Aktualisht është në pronësi të një fermeri i cili e quajti atë “shpëtimi përfundimtar nga të gjitha rrufetë”.
Sipas raportimeve, blerësi do të duhet të presë deri në vitin 2027 për ta përdorur shtëpinë, pasi kontrata aktuale përcakton se ajo është një shtëpi argëtimi për të rinjtë. Pronat në zonë shkojnë për 490,535£ mesatarisht.

Ndërkaq, rikujtojmë se dizenjimi i brendshëm i shtëpive mund të jetë shumë argëtues. Gjithmonë je në kërkim të diçkaje të re, eksperimentimit me ngjyrat, kombinimeve në stil apo ndërrimit të mobilijeve. Sigurisht që kjo varion dhe nga hapësira që ka çdo shtëpi. Nëse jeni një nga ata ‘fatlumë’ që keni një hapësirë të madhe në shtëpinë tuaj, atëherë ky artikull është ai që ju duhet. Trendi më i ri që po qarkullon më së shumti në rrjet është salloni në “gropë”.