Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se provat për një lidhje midis përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit mbeten të paqëndrueshme dhe se vlera e vaksinave që shpëtojnë jetë nuk duhet të vihet në dyshim.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lidhi të hënën autizmin me përdorimin e vaksinës në fëmijëri dhe marrjen e ilaçit të njohur kundër dhimbjeve Tylenol nga gratë gjatë shtatzënisë, duke i vënë në plan të parë pretendimet e pambështetura nga prova shkencore në politikën shëndetësore të SHBA-së.
“Provat mbeten të paqëndrueshme”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, kur u pyet për një lidhje të mundshme midis përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit.
“Ne e dimë që vaksinat nuk shkaktojnë autizëm. Vaksinat, siç thashë, shpëtojnë jetë të panumërta. Pra, kjo është diçka që shkenca e ka vërtetuar dhe këto gjëra nuk duhen vënë në dyshim”, shtoi ai.