Bota Health & Beauty

Trump e konsideron autizmin të lidhur me Tylenolin, por çfarë thotë shkenca?

Mbi lidhjen mes Tylenolit e autizmit, shkenca ende nuk ka dalë në përfundime. Një studim suedez i vitit 2024, i rishikuar nga ekspertë, i botuar në JAMA dhe që përfshinte më shumë se 2 milion fëmijë, nuk gjeti asnjë lidhje midis acetaminofenit të marrë gjatë shtatzënisë e autizmit e as të tjera çrregullimeve neurozhvillimore.

Në gusht 2025, një punim i BMC Environmental Health-it analizoi 46 studime mbi përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë e çrregullimeve neurozhvillimore. 6 nga studimet që studiuesit shqyrtuan në mënyrë specifike ishin mbi përdorimin e acetaminofenit dhe autizmin.

Në përgjithësi, analiza arriti në përfundimin se kishte “prova të forta të një lidhjeje” midis përdorimit të acetaminofenit gjatë shtatzënisë e autizmit, por autorët u kujdesën të theksonin se:

Dokumenti mund të tregonte vetëm një lidhje, por hulumtimi nuk mund të tregonte se acetaminofeni shkaktonte autizëm.

Ne rekomandojmë përdorimin e kujdesshëm të acetaminofenit, dozën më të ulët efektive, kohëzgjatjen më të shkurtër nën udhëzimin mjekësor, të përshtatur sipas vlerësimeve individuale të rrezikut e përfitimit, në vend të një kufizimi të gjerë.

Fondacioni i Shkencës për Autizmin tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” për njoftimin e bërë nga presidenti Trump dhe e karakterizoi atë si “të rrezikshëm”.

Nuk jemi të sigurt pse u bë ky njoftim dhe si u nxorën përfundimet, tha Alison Singer, presidentja e grupit. Nuk u prezantuan dhe as u ndanë të dhëna ose studime të reja shkencore. Nuk janë publikuar studime të reja në literaturën mjekësore.

Nuk u bënë prezantime të reja mbi këtë temë në konferenca shkencore ose mjekësore. Në vend të kësaj, presidenti Trump foli për atë që mendon dhe ndjen, pa ofruar prova shkencore. Ai tha ‘duro’, që do të thotë mos merr Tylenol ose mos ia jep fëmijës tënd!

Më ktheu menjëherë në kohën kur nënat fajësoheshin për autizmin. Nëse nuk mund ta durosh dhimbjen ose të përballosh temperaturën, atëherë është faji yt nëse fëmija yt ka autizëm. Kjo ishte tronditëse. Thjesht tronditëse.

Dr. Steven J. Fleischman, president i Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha se njoftimi i Trump-it ishte i papërgjegjshëm.

Njoftimi nuk mbështetet nga të gjitha provat shkencore e në mënyrë të rrezikshme thjeshton shkaqet e shumta dhe komplekse të sfidave neurologjike te fëmijët. Eshtë shumë shqetësuese që agjencitë tona federale shëndetësore janë të gatshme të bëjnë një njoftim që do të ndikojë në shëndetin dhe mirëqenien e miliona njerëzve, duke e bërë këtë pa mbështetjen e të dhënave të besueshme.