Sekretari britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, i ka kërkuar publikut të mos i kushtojë vëmendje deklaratave të Donald Trump, i cili pretendoi se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë lidhet me autizmin tek fëmijët.
“Nuk ka asnjë provë që ta lidhë përdorimin e paracetamolit nga gratë shtatzëna me autizmin tek fëmijët e tyre – asnjë,” tha Streeting.
Ai përmendi një studim të madh të kryer në Suedi në vitin 2024, ku u analizuan 2.4 milionë fëmijë, dhe që nuk gjeti asnjë lidhje mes ilaçit dhe kësaj gjendjeje.