Olivia Rodrigo ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ABC për të pezulluar emisionin “Jimmy Kimmel Live!” këtë javë, duke e quajtur një akt “censure të hapur dhe abuzim me pushtetin”.
22-vjeçarja, e njohur fillimisht nga roli i saj në serialin “High School Musical: The Musical: The Series”, doli publikisht në mbështetje të prezantuesit, duke u bashkuar me personalitete të tjera të njohura që kanë kundërshtuar këtë vendim.
Rodrigo ndau deklaratën e SAG-AFTRA-s për pezullimin dhe shtoi:
Jam shumë e mërzitur për këtë censurë të hapur dhe abuzim me pushtetin. Unë mbështes Jimmy Kimmel dhe mbështes lirinë e fjalës.
ABC mori vendimin pas komenteve të Kimmel për aktivistin konservator Charlie Kirk, ndërsa thuhet se emisioni do të rikthehet së shpejti pas pezullimit “për një kohë të pacaktuar”.
Edhe figura të tjera të njohura të televizionit amerikan si Jimmy Fallon dhe Stephen Colbert e kanë kritikuar vendimin.
Fallon e cilësoi Kimmel si “djalë të mirë, qesharak dhe të dashur”, ndërsa Colbert e quajti pezullimin “censurë flagrante ndaj satirës politike”.
Ky rast ka ngjallur debate të gjera në rrjetet sociale, ku shumë artistë dhe komentues e shohin si një shembull shqetësues të ndërhyrjes dhe kontrollit mbi lirinë e fjalës në media.