Aktualitet

Olsi Rama paraqitet sërish në SPAK: Dhashë shpjegimet e mia për “Xibrakën”!

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur këtë të premte për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si person në dijeni për çështjen “Xibraka”.

“Për çështjen “Xibraka” isha si person në dijeni, dhashë shpjegimet e mia. U pyeta për gjëra që dini dhe ju, sqarova situatën. Sqarova situatën, nuk ka më asgjë më tepër për të shtuar”, deklaroi Olsi Rama.

Vijon…