Tech

OpenAI po planifikon një qendër të dhënash në Indi me kapacitet të paktën 1 gigavat!

OpenAI po kërkon partnerë lokalë për të ndërtuar një qendër të re të të dhënave në Indi me një kapacitet prej të paktën 1 gigavat. Kompania, e mbështetur nga Microsoft, ka regjistruar zyrtarisht një entitet ligjor në Indi dhe ka filluar të ndërtojë një ekip lokal. Zyra e parë e OpenAI në Indinë e Veriut pritet të hapet në Nju Delhi më vonë këtë vit, duke zgjeruar praninë e saj në tregun e dytë më të madh për përdorues.

Projekti mund të shënojë një hap të rëndësishëm për infrastrukturën e inteligjencës artificiale të brendit Stargate në Azi. Mësohet se CEO Sam Altman mund ta bëjë njoftimin për këtë qendër gjatë vizitës së tij në vend në shtator. Megjithatë, detajet për vendndodhjen dhe afatin e ndërtimit mbeten të pasakta.

Ndërkaq, kompanitë e miliarderit amerikan Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar ato për pengimin e konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale. Kompanitë X dhe xAI ngritën padi në gjykatën federale, duke pretenduar se vendimi i Apple për të integruar OpenAI në sistemin operativ të smaretfonëve të iPhone “dëmton konkurrencën dhe i privon konsumatorët nga e drejta për të zgjedhur”.

Në padinë e ngritur në Teksas, pretendohet se Apple dhe OpenAI kanë bllokuar tregun për të ruajtur monopolet e tyre dhe për të parandaluar kompani inovative si X dhe xAI të konkurrojnë. Sipas padisë, Apple dhe OpenAI kërkojnë të “ndalojnë skemat e tyre antikonkurruese” dhe “të rikuperojnë miliarda dollarë dëmshpërblim”. Gjithashtu pretendohet se Apple në dyqanin e saj të aplikacioneve është përmbajtur nga paraqitja në pah e aplikacionit X dhe chatbot-it të inteligjencës artificiale Grok të zhvilluar nga xAI për shkak të një marrëveshjeje të veçantë me OpenAI.