Bota

Orban premton lidhje më të ngushta me shtetet e Azisë Qendrore

Kryeministri Hungarez, Viktor Orban premtoi se do të krijojë marrëdhënie më të ngushta me Kirgistanin dhe vendet e tjera në Azinë Qendrore. Orban po viziton kryeqytetin kirgiz Bishkek. Shefi i Qeverisë së Budapestit u shpreh se “Hungaria do kujdeset për rrënjët e saj kulturore”, ndërsa vizitën në Bishkek e cilësoi “të suksesshme”.