Në juglindje të Turqisë, jo larg kufirit me Sirinë, Gaziantepi njihet për trashëgiminë e tij të pasur kulinare. Gjatë muajve të ftohtë, banorët e qytetit gjejnë strehë në kafene historike, ku ngrohtësia e sobave me dru shoqërohet me aroma të pijeve tradicionale. Ndër to spikat menengiç kahvesi, një pije e lashtë pa kafeinë, e cila, ndryshe nga kafja klasike, nuk përgatitet nga kokrrat e kafesë.
Një nga vendet më emblematike për këtë pije është Tahmis Kahvesi, një kafene e themeluar në vitin 1635 dhe ndër më të vjetrat në botë. Aty, krahas kafesë tradicionale turke, shërbehet menengiçi, një pije e trashë, me shkumë, e përgatitur nga fruti i pjekur dhe i bluar i pemës së terebintit, një lloj fistikë i egër.
Rëndësia e kësaj pijeje për Gaziantepin është e tillë saqë në vitin 2024 ajo u pajis me statusin e Indikacionit Gjeografik të Bashkimit Evropian. Edhe pse konsumohet në mbarë Turqinë juglindore dhe në Kurdistanin irakian, për banorët vendas menengiçi nuk është thjesht një alternativë ndaj kafesë, por pjesë e identitetit të tyre kulturor.
Për shumë njerëz, kafeja e mëngjesit është rituali që nis ditën me energji dhe fokus. Por a është vërtet ide e mirë ta pish kafenë me stomak bosh? Sipas ekspertëve, përgjigjja nuk është një “po” ose “jo” absolute, por varet nga mënyra se si reagon trupi i secilit. Kafeja ka një nivel aciditeti relativisht të lartë dhe, te disa persona, mund të shkaktojë acarim të përkohshëm të stomakut. Ata që vuajnë nga refluksi acid, ulçera apo sindroma e zorrës së irritueshme mund të përjetojnë më shpesh ndjesi djegieje, fryrje ose shqetësime pas konsumimit të kafesë pa ngrënë asgjë më parë.