Rajoni

Pacolli anulon pjesëmarrjen në Bosnje pas kërcënimeve të Dodikut

Behgjet Pacolli nuk do të jetë nesër në Bosnje, në takimin e kryediplomatëve të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës tha se anuloi pjesëmarrjen për shkak të deklaratave të liderit të serbëve të Bosnjes. Milorad Dodik tha se “Vizita e Pacollit është e papranueshme”. Shefi i diplomacisë së Prishtinës i bëri thirrje Brukselit zyrtar, të mos heshtë para komenteve të tilla.