Showbiz

Pamje të papublikuara më parë, Adele na tregon të gjithëve se sa ka ndryshuar pas rënies në peshë

Adele prej kohësh tashmë është shkëputur nga muzika por për të flitet vazhdimisht e sidomos për dietën e re ushqimore dhe rënien në peshë.

Ylli britanik i muzikës nuk është shumë aktive në rrjetet sociale ama kur poston diçka tërheq vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi Adele ka uruar mikeshën e saj të ngushtë për ditëlindje dhe ka ndarë me 39 milionë ndjekësit e saj kujtimet më të bukura që ka me të.

Të gjithë ishin kuriozë të shikonin 32-vjeçaren se sa shumë ka ndryshuar pamja e saj që pas rënies në peshë por vetëm 1 apo 2 foto nuk na mjaftojnë. Fansat duan të përditësohen vazhdimisht me të.

Po ju si mendoni, a nuk duket Adele në formën e saj më të mirë që pas ndryshimeve rrënjësore që bëri për mirëqenien e saj?