Bota

Papa bën thirrje: “Duhet të çarmatosim Inteligjencën Artificiale…”

Papa Leo ka paraqitur dokumentin e parë të madh mësimor të papatit të tij, duke paralajmëruar se inteligjenca artificiale duhet të “çarmatoset”. “Fjala është e fortë, e di, por është zgjedhur me qëllim, sepse ky moment kërkon fjalë që tërheqin vëmendjen,” tha Papa. Papa Leone e përmendi tregtinë e skllevërve në lidhje me inteligjencën artificiale, duke sugjeruar se bota rrezikon të normalizojë sërish shfrytëzimin e njerëzv si në prodhimin e saj ashtu edhe në përdorimin e saj.

“Inteligjenca Artificiale duhet të çarmatoset. Fjala është e fortë, e di. Ky moment kërkon fjalë që tërheqin vëmendjen, të zgjojnë ndërgjegjen dhe të ndikojnë hapat përpara për njerëzimin. Inteligjenca Artificiale tani tani e kërkon të çarmatoset. E çliruar nga logjika që e kthen atë në një instrument dominimi, përjashtimi dhe vdekjeje. Si energjia nukleare. Duhet të jetë në shërbim të të gjithëve dhe në të mirën e përbashkët. Vendimet mbi teknologjinë nuk duhet të jetë kurrë në distancuara nga ndërgjegjja dhe përgjegjësia.”, tha Papa. Papa Leo ka ngritur një komision për të çuar përpara punën e tij, por mbeten shumë pyetje mbi efektivitetin e saj përballë zhvillimeve të shpejta teknologjike.