Aktualitet

Parashikimi i motit, e premte 16 janar 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Dita nisi me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe intervale kthjellimesh. Vranësirat e dendura shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra e të dobëta në formë pikash në zonën e veriperëndimit dhe lokalisht në të qendrës.

Pas orëve të mesditës, moti vijon i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje. Era fryn me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, deri në 7 m/s, shoqëruar me valëzimin në det 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
5/15
Diell re shi

Kukës
4/15
Diell re

Lezhë
5/15
Diell re shi

Dibër
3/11
Diell re

Durrës
5/18
Diell re shi

Tiranë
7/18
Diell re shi

Elbasan
7/17
Diell re

Berat
4/17
Diell re

Vlorë
6/17
Diell re

Korçë
0/12
Diell re

Gjirokastër
1/18
Diell re

Sarandë
8/18
Diell re