Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti nis me kthjellime, për të kaluar gradualisht në shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezentë në orët e mesditës, fillimisht në jug të vendit, ndërsa gradualisht në të pjesën tjetër të territorit, por me intensitet të ulët. Në intervale afatshkurtra kohore ka reshje në formën e shtrëngatave, përqendruar në relievet malore.
Era fryn me drejtim kryesor juglindje-lindje 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, hera-herës era arrin deri 15 m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat luhaten në vlerat 1-22 gradë Celsius.