Aktualitet

Parashikimi për sot, java nuk mbyllet me mot të qëndrueshëm!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa e të ftohta, me origjinë veriore.

Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e për pjesën më të madhe të ditës. Në periudha afatshkurtra dhe kryesisht në relievet malore në lindje, reshjet e shiut marrin formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve e në verilindje, në lartësitë mbi 300-400 metër dhe në juglindje, në lartësitë mbi 700 metër ka reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar. Po ashtu, mjegull e dendur lokale/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, hera-herës fiton shpejtësi 12-18 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/18
Re shi

Kukës
8/12
Re shi/borë

Lezhë
10/19
Re shi

Dibër
7/10
Re shi/borë

Durrës
10/19
Re shi

Tiranë
10/19
Re shi

Elbasan
9/18
Re shi

Berat
7/18
Re shi

Vlorë
9/17
Re shi

Korçë
5/9
Re shi/borë

Gjirokastër
8/19
Re shi

Sarandë
10/20
Re shi