Në prag të ndeshjeve të rëndësishme të mesjavës për Kupat e Europës, kampionët e Europës së PSG marrin lajmin e madh, ylli i tyre dhe fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele, është pranë rikthimit në fushë pas një mungese disa-javore për shkak të një dëmtimi në kofshë.
LEXO EDHE: Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella që mbajti veshur Rey Manaj!
Sipas Le Parisien, sulmuesi francez pritet të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e ardhshme të PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen. Dembele u dëmtua në fillim të shtatorit gjatë një ndeshjeje me përfaqësuesen e Francës, vetëm pak minuta pasi u fut si zëvendësues.
Ky incident shkaktoi tension mes klubit parisien dhe stafit të kombëtares franceze, për shkak të shqetësimeve rreth menaxhimit të gjendjes fizike të lojtarit.
LEXO EDHE: Mosha është vetëm një numër për të, supergoli i Ronaldos vendos një tjetër rekord!
Pas një periudhe rikuperimi dhe trajtimi të kujdesshëm, 28-vjeçari tashmë është afër gjendjes optimale dhe stafi teknik i PSG-së ka sinjalizuar se ai mund të jetë pjesë e skuadrës përballë skuadrës gjermane, por padyshim për sa i përket aktivizimit të tij që nga minuta e parë ose jo do të priten kontrolle dhe verifikime të mëtejshme për të mos rrezikuar.