Bota

Parlamenti i Ukrainës ndalon simbolet e pushtimit rus ‘Z’ dhe ‘V’

Parlamenti ukrainas miratoi një ligj që ndalon simbolet e pushtimit rus, duke përfshirë ato që përmbajnë shkronjat Z dhe V.

Ligji i ri ndalon krijimin e OJQ-ve që përdorin simbolet ruse të luftës dhe aktivitetet e të cilave kanë për qëllim përhapjen e propagandës së luftës dhe minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Shkronjat “Z” dhe “V”, të cilat nuk ekzistojnë në alfabetin rus, u pikturuan në automjetet ushtarake ruse në fushën e betejës dhe simbolizojnë mbështetjen për pushtimin rus të Ukrainës.

Zelensky: Rusët po na vjedhin grurin! Na ndihmoni të zhbllokojmë portet detare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë për vjedhjen e grurit, dhe këkron gjithashtu ndihmën e partnerëve për zhbllokimin e porteve detare, që të bëhet e mundur eksporti i ushqimeve dhe të shmanget në këtë mënyrë një krizë ushqimore.

“Sot janë bllokuar 22 milionë tonë (grur) dhe rusët po e vjedhin vazhdimisht dhe duke e çuar diku tjetër. Dhe komuniteti botëror duhet të ndihmojë Ukrainën të zhbllokojë portet detare, përndryshe kriza energjetike do të pasohet nga një krizë ushqimore. Rusia ka bllokuar pothuajse të gjitha portet dhe të gjitha mundësitë detare për të eksportuar ushqime: grurin, elbin, lulediellin tonë dhe më shumë.Këto rrugë duhen zhbllokuar se do të ketë krizë në botë. Ka disa mënyra për ta zhbllokuar dhe një mënyrë është ushtria. Prandaj ne i drejtohemi partnerëve tanë me kërkesën për armë”, u shpreh Zelensky.

Presidenti bjellorus takim me Putinin

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka mbërritur sot në qytetin rus Soçi , për të zhvilluar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.

Lajmin e bëri të ditur Kryebashkiaku i Soçit Alexei Kopaygorodsky në një postim të tijin në Telegram.

“Soçi është bërë edhe një herë platformë për dialog të rëndësishëm ndërshtetëror. Presidenti i Bjellorusisë Alexander Grigoryevich Lukashenko ka mbërritur në qytetin tonë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Vladimirovich Putin,” tha ai në një deklaratë, ndërsa takimi i presidentëve do të mbahet më 23 maj.