Gjykata e Posaçme, GJKKO ka rrëzuar disa prej të pandehurve të dosjes Partizani, për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa ishte paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi e nga Andia Pustina, të cilët në seancën e 25 prillit kërkuan përjashtimin e gjyqtares për njëanshmëri. Por, sot gjyqtarja Etleva Deda vendosi rrëzimin e kërkesave, pasi nuk gjeti shkaqe të përligjura mbi kërkesat e avokatëve. Më 5 maj, Davidhi pritet të japë vendimin për kalimin ose jo për gjykim të dosjes Partizani.
Njoftimi nga GJKKO:
Janë paraqitur katër kërkesa. Nga gjykata është vendosur si më poshtë:
1. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, paraqitur nëpërmjet mbrojtësve, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.
2. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, paraqitur nëpërmjet avokatit, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.
3. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Jamarbër Malltezi.
4. Shpalljen e papranueshme të kërkesës së kërkueses Andia Pustina.