Aktualitet

Pas 7 orësh takim, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë, del edhe Balluku!

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë.

Ndërsa zv.kryeministrja e pezulluar nga GJKKO, Belinda Balluku, është larguar pak minuta më vonë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi zyrtarisht dhe konfirmoi dy masat e sigurimit që vendosi Gjykata e Posaçme ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

SPAK sqaron shkeljet e numrit dy të qeverisë në procedurat e prokurimit të tunelit të Llogarasë.

“Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues”.