Showbiz

Pas pak nis maratona e 100 këngëve më të bukura të vitit 2019 në Top Albania Radio

Si çdo fundvit Top Albania Radio sjell një larmi programesh që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës më 31 dhjetor. Të martën e fundit të këtij viti e nisim me një transmetim 5 orësh me “Maratona e 100 Këngëve”.

Të gjithë folësit e Top Albania Radios do të mblidhen jo vetëm për t’ju prezantuar hitet e vitit, shqiptare e të huaja apo këngën më të pëlqyer por gjithashtu për të ndarë me ju kujtimet e 2019-ës dhe ngjarjet sa të bukura e të vështira që kemi përjetuar.