Lifestyle

Pas sa minutash e humbasin durimin meshkujt kur janë në shopping me partneren?

Një studim i fundit britanik ka zbuluar një fakt interesant – dhe ndoshta i njohur për shumë çifte: burrat, mesatarisht, arrijnë të ruajnë durimin vetëm për 26 minuta gjatë një seance shopping-u me të dashurën apo bashkëshorten.

Pas këtij momenti, sipas hulumtimit, fillojnë të shfaqen shenjat e mërzisë, lodhjes dhe irritimit, ndërsa shumë meshkuj pranojnë se pas njëfarë kohe u lind dëshira e fortë për t’u kthyer në shtëpi.

Më shumë se një e katërta e meshkujve të pyetur kanë pranuar se kanë lënë partneren në mes të shopping-ut për t’u kthyer vetëm në shtëpi.

Ndër arsyet më të zakonshme për këtë “dorëzim” renditen: dyqanet e mbushura me njerëz, radhët e gjata, procesi i përsëritur i blerjeve dhe pyetjet e shpeshta të tipit “A më shkon kjo?” apo “Cilin ngjyrë të zgjedh?”.

Sipas studimit, burrat që tregohen më të duruar shpesh zgjedhin të dalin për ajër jashtë dyqanit ose të enden nëpër qendrën tregtare, duke pritur që partnerja të përfundojë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se meshkujt nuk e urrejnë plotësisht shopping-un: në përgjithësi, ata kalojnë rreth 44 deri në 45 minuta për çdo dalje, pra vetëm pak më pak se gratë.

Studimi zbulon gjithashtu se 15 minutat e para janë vendimtare. Nëse gjatë kësaj kohe burrat gjejnë diçka që u tërheq vëmendjen, kanë më shumë gjasa të qëndrojnë më gjatë dhe me interes; në të kundërt, mërzia nis shpejt.

Pra, herën tjetër që ai fillon të kontrollojë telefonin pas gjysmë ore shopping… mos u habitni — shkenca tashmë e ka dhënë përgjigjen!