Celebrities Health & Beauty Showbiz

Pas vonesave të COVID-19, “Miss World 2021” shkon për…

Mbretëreshat e bukurisë u mblodhën në Porto Riko mbrëmjen e djeshme për finalen e “Miss World 2021”, pasi eventi u anullua në dhjetorin e kaluar, pas një infektimi masiv me COVID-19 midis konkurrenteve. “Miss World 2020”, Toni-Ann Singh nga Xhamajka, titullarja më e gjatë në histori, doli në skenë për të interpretuar ‘Never Enough’ nga The Greatest Showman, përpara se të kurorëzonte pasardhësen e saj.

Karolina Bielawska, nga Polonia, mori titullin e “Miss World 2021”. Kandidatët e tjerë në top 6-shen ishin Pricilia Carla Yules nga Indonezia, Karolina Vidales nga Meksika dhe Anna Leitch nga Irlanda e Veriut. Miss Somalia Khadija Omar, konkurrentja e parë e veshur me hixhab në Miss World, u rendit në top 40.

https://www.instagram.com/p/CbMHSV9jrgX/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cd924b48-27a6-4d7d-b02a-5c35052223a0

Ndërkaq, rikujtojmë se “Miss Michigan America 2022” u shpall shqiptarja Marinela Shpati. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja i falenderoi të gjithë njerëzit për përkrahjen.

Para së gjithash dua ta nis këtë postim duke falënderuar Zotin, sepse koha e tij është gjithmonë perfekte. Sepse ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjëra të mahnitshme për mua! Jam vërtet e nderuar që u zgjodha “Miss Michigan America 2022”. Faleminderit të gjithëve që besuat tek unë. Faleminderit Michigan që më zgjodhët mua për t’ju përfaqësuar! Jam përgjithmonë mirënjohëse. Faleminderit të gjithë sponsorëve. Për burrin tim, të dua! Faleminderit që gjithmonë më keni mbështetur dhe besoni në mua. Familjes sime, miqve, faleminderit! Dashuria dhe mbështetja juaj vlerësohet shumë! Për motrat e mia mbretëresha, ishte e mrekullueshme që ju njoha të gjithave.

https://www.instagram.com/p/Ca1CyY8MRO6/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3a0eb6cf-38d2-4559-9019-7faf91421b69