Aktualitet

PD denoncoi sulmin me armë në Lezhë, reagon Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme reagoi për akuzat e sotme të Opozitës se ky dikaster liron banditët me urdhëra politikë. Për rastin e Lezhës të denoncuar nga deputeti Salianji, Ministria thotë se në zonën e Ranës së Hedhun u ndaluan tre persona që qëlluan nga një makinë, dy netë më parë. Atyre iu gjet dhe një pistoletë, që pas ekspertimit rezultoi se nuk ishte armë zjarri por simuluese. Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se “Dosja i kaloi Prokurorisë”, dhe se “Rasti në fjalë, nuk përbën kundravajtje penale”.