Aktualitet

PD: Maxhoranca me urdhër politik liron banditët në Lezhë

Partia Demokratike akuzon Maxhorancën se me urdhër politik liron banditët në Lezhë. Deputeti Ervin Salianji solli rastin e para dy ditëve te “Rana e Hedhun” ku sipas tij pati një shkëmbim zjarri. Salianji tha se “Ndonëse dy personat e përfshirë, të cilëve iu sekuestruan armët, u ndaluan nga uniformat blu, ata u lanë të lirë pas një telefonate nga Ministria e Brendshme”. Deputeti deklaroi se “Policia është e tradhëtuar nga drejtuesit politikë të saj në dikasterin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj.