Politikë

PD mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar, do zgjidhet Kryesia e re

Partia Demokratike me statut të ri prej prillit 2018 dhe këshill të ri prej dhjetorit të këtij viti, pritet të mbledhë organin më të lartë kolegjial vendimmarrës të tij këshillin kombëtar. Në mbledhjen e ditës së shtunë pritet që të zgjidhen nënkryetarët, sekretari i Përgjithshëm dhe 4 sekretarët. Kryesia e re, e cila do të dalë nga votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, do të ketë vendimmarrje të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore.