Rajoni

PDK-ja: Egot politike po shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi të deklarohet në media kur u pyet lidhur me vendimin e Osmanit që të shpërndajë Kuvendin, duke thënë se mund të prononcohet më vonë nga Prishtina. Këto deklarata i bëri pas homazheve që kreu në Prekaz te kompleksi memorial “Adem Jashari”.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, reagoi pas vendimit të sotëm të presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin. Në Facebook, shkroi se kjo situatë po vjen nga “egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV (Lëvizja Vetëvendosje)”.

Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik, theksoi Çitaku.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se faji i vetëm i opozitës për “këtë krizë të panevojshme politike” është se kishte shumë pak numra në Kuvend, ndërsa partia në pushtet e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, mbi 51% të votës popullore.

Është e padrejtë dhe shumë veprim i ulët politik me i vendosë egot dhe urrejtjen patologjike për hakmarrje para interesave të qytetarëve, nënvizoi Miftaraj përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se nuk e kupton pse dikush duhet të kërkojë votë popullore dhe më pas atë ta dhunojë “për interesa dhe ego personale dhe partiake”.

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti insistoi se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka respektuar plotësisht Kushtetutën.

Partia ka vendosur dy kandidatë që të këtë garë për president, por partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që së bashku i kanë 37 deputetë nuk e kanë pasur asnjë kandidat, që seanca ka nisur me procedura brenda afatit dhe është ndërprerë më pas në mungesë të deputetëve për ta vazhduar kur ata të kthehen në sallë, siç e kanë obligim dhe detyrim kushtetues.

Vitin e kaluar na humbën kohë duke bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit; tash duan të na humbin kohë sërish duke bojkotuar zgjedhjen e presidentit. Por presidenti duhet të zgjedhet, tha përmes një postimi në Facebook.