Për herë të parë, Barbie ka nxjerrë në treg një kukull me sindromën Down. Drejtuesit e ‘Mattel’ kanë deklaruar se donin të nxirrnin kukullën për tu mundësuar të gjithë fëmijëve të shihnin veten te Barbie. Ata bashkëpunuan me ‘Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down’ (NDSS) në SHBA për të sjellë produktin në treg. Lëvizja u mirëprit nga organizatat bamirëse, me Carol Boys, shefe ekzekutive e ‘Shoqatës së Sindromës Down’ në Mbretërinë e Bashkuar, që deklaroi:
Fëmijët në komunitetin tonë do të jenë në gjendje të luajnë me një kukull që i përfaqëson ata.
Ellie Goldstein, një modele britanike me sindromën Down, e cila është shfaqur në një fushatë me Barbie-n e re, tha se ishte shumë e lumtur.
Diversiteti është i rëndësishëm për mua pasi njerëzit duhet të shohin më shumë njerëz si unë atje në botë dhe të mos fshihen.
‘Mattel’ tha se u konsultua edhe me profesionistët mjekësorë për tu informuar mbi procesin e projektimit, duke prezantuar një skulpturë të re të fytyrës dhe trupit për të qenë më ilustruese për fëmijët me sindromën Down. Varsja e kukullës rozë ka tre kopjet e kromozomit të 21-të, i cili është materiali gjenetik që shkakton karakteristikat që lidhen me sindromën ‘Down’. Kukulla është pjesë e linjës ‘Barbie Fashionistas’, e cila u lançua në vitin 2022.