Edhe këtë të martë, surpriza dhe emocione të forta priten për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip 5. Gjithë shtëpia në televotim, ndërsa loja është bërë më e ashpër. Për herë të parë, këtë të martë pritet një mënyrë e pazakontë eliminimi. Rrëfime emocionuese dhe një surprizë për Mateon. Kush do ta hapë Kutinë e Pandorës. Me shumë të papritura, Big Brother Vip, të martën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel.