Showbiz

Për herë të parë pas 200 vitesh, mesha e Krishtlindjes nuk mbahet në Notre Dame

Për shkak të zjarrit fatal të 25 prillit, mesha e Krishtlindjes nuk u mbajt në Notre Dame dhe kjo është hera e parë që një gjë e tillë ndodh prej më shumë se 200 vitesh.

Kisha dhe simboli historik i Francës u përfshi nga flakët që shkatërruan plotësisht kupolën e saj dhe pjesë të tjera të ndërtesës. Mesha e Krishtlindjes është mbajtur çdo vit në katedralen e Notre Dame që prej vitit 1803 duke përfshirë edhe vitet e vështira të pushtimit të Parisit nga gjermanët gjatë luftës së dytë botërore.

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh në një deklaratë se katedralja do të rindërtohet plotësisht brenda vitit 2024.