Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i qirinjve aromatikë mund të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin, duke rritur rrezikun e problemeve të frymëmarrjes dhe migrenës.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, aromat që lëshojnë këto qirinj mund të shkaktojnë irritim të syve dhe fytit, duke ndikuar negativisht në sistemin e frymëmarrjes.
Tamas Pandiks, një nga shkencëtarët që ka kontribuar në këtë hulumtim, shpjegon se substancat që çlirohen nga qirinjtë mund të mos jenë direkt kancerogjene, por ato ngarkojnë mëlçinë, pasi trupi ka vështirësi në procesimin e këtyre kimikateve. Për më tepër, në një studim të mëparshëm, ekspertët zbuluan se qirinjtë aromatikë lëshojnë një sasi të ngjashme të substancave toksike me tymin e cigares.
Në mjedise të mbyllura dhe të ngushta, djegia e qirinjve mund të ndotë ajrin dhe të shkaktojë një rritje të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, si astma dhe ekzema. Për këtë arsye, studiuesit paralajmërojnë se përdorimi i rregullt i qirinjve në ambiente të tilla mund të dëmtojë shëndetin dhe sugjerojnë që ata të përdoren me kujdes dhe jo çdo ditë.
Ky studim është një kujtesë se, ndonëse qirinjtë aromatikë mund të krijojnë një atmosferë relaksuese dhe të këndshme, përdorimi i tyre duhet të bëhet me masë dhe të konsiderohet për potencialin e tyre për të ndikuar negativisht në shëndetin e individëve, veçanërisht në hapësira të mbyllura.