Lajmet e fundit Rajoni

Për në Mal të Zi, shqiptarëve u duhet test negativ koronavirusi

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk mund të shkojnë në Mal të Zi, pa prezantuar një test negativ për koronavirus. Ky vendim i Qeverisë malazeze, hyn në fuqi mesnatën e së hënës më 21 qershor. Përmes një harte, Podgorica zyrtare ndau në tri grupe ndalesat e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, ata që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe shtetet që e kanë të ndaluar. Nga rajoni ynë, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.