Love & Sex

Për të gjithë ka shpresë! Në cilën moshë mund të njohësh dashurinë e jetës në takim të parë?

Pas takimeve të shumta me njerëz të papërshtatshëm, shumë mund të ndihen të zhgënjyer dhe të humbasin shpresën për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Megjithatë, psikoterapistja dhe autorja e librit “Rruga drejt dashurisë: Krijo intimitet dhe transformo marrëdhëniet e tua përmes vetë-zbulimit”, Julie Orlov, ofron një mesazh shprese.

Ajo thekson se gjithnjë e më shumë njerëz janë beqarë ose të divorcuar pas moshës 50 vjeç dhe po kërkojnë dashurinë.

Sipas statistikave, në këto moshë, takimet janë më selektive dhe më të ndërgjegjshme, duke pasur më shumë mundësi për të krijuar lidhje të qëndrueshme dhe të vërteta.

Orlov identifikon katër arsye kryesore pse takimet pas pesëdhjetave mund të sjellin më shumë mundësi për një lidhje të suksesshme:

Përvoja e jetës: Pas shumë viteve eksperiencë, njerëzit kanë mësuar të dallojnë të rëndësishmen nga e parëndësishmja dhe kanë një kuptim më të thellë për atë që duan në një marrëdhënie.

Mësimet nga e kaluara: Ata kanë kuptuar gabimet që kanë bërë në marrëdhëniet e mëparshme, dhe kjo u lejon të shmangin ato dhe të krijojnë lidhje më të shëndetshme dhe më kuptimplote.

Më shumë liri: Me fëmijët që shpesh kanë dalë nga shtëpia dhe karrierat që mund të kenë një rrjedhë më të qëndrueshme, pas pesëdhjetave ka më shumë hapësirë për të shijuar jetën pa shumë angazhime apo ankth.

Mendjehapur në marrëdhënie: Njerëzit janë më të relaksuar dhe më të pranueshëm ndaj vetes dhe partnerëve të mundshëm, duke u fokusuar më shumë në lidhjen e thellë sesa në pasqyrën e jashtme.

Orlov inkurajon që moshat më të mëdha ofrojnë mundësinë për të krijuar lidhje më të qëndrueshme dhe të vërteta, duke reflektuar mbi vlerat dhe përvojat që secili ka fituar gjatë jetës.