Dita e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” ka ardhur më shumë gëzim, pasi banorët kanë festuar ditëlindjen e Gazit dhe madje Vëllai i Madh ka dërguar një kitarë në shtëpi, në mënyrë që të gjithë të këndonin dhe të festonin. Teksa kanë qenë të ulur në oborrin e shtëpisë, disa nga banorët kanë nisur të këndojnë, kryesisht Vesa dhe Romeo ndërkohë që Ervini luante në kitarë.
Banorët po këndonin disa këngë dedikuar nënës, duke bërë kështu që disa prej banorëve të përloten, duke krijuar një gjendje melankolie. Romeo, Sara, Rike, Graciano kanë qenë disa nga banorët që nuk kanë mundur të mbajnë lotët. Më pas ata kanë nisur të përqafohen me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e së shtunës kujtojmë se Sara doli nga “BBV”, por pati një mundësi të dytë, teksa kishte biletën vajtje-ardhje. Ndërkohë sa i përket nominimit të kësaj jave përveç Vesës për të cilën Vëllai i Madh mori vendimin e dërgimit në nominim direkt pasi ajo u arratis nga kazerma, janë edhe Fationi, Gabriele dhe Ervini.