Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse ishin të pranishëm në Sheshin Skënderbej të Tiranës pasditen e sotme për të protestuar në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Protesta përfshiu fjalime të zjarrta dhe në solidarizim me luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës, si dhe këngë me motive kombëtare nga artistë si Arif Vladi e Shkurte Fejza.
LEXO EDHE: Presidenti Bajram Begaj: Asgjë s’mund ta zhbëjë këtë trashëgimi sakrifice e heroizmi!
Sakaq, tubimi zgjati për rreth më shumë se një orë, ndërsa pritet që një protestë e ngjashme të mbahet edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
“Unë jam UÇK”. Kjo thirrje bëri bashkë mijëra shqiptarë në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Fotoja e ish-presidentit Hashtim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit u vendos krah memorialit të heroit kombëtar Gjergj Skënderbeu, ndërsa përballë saj mijëra shqiptarë jehuan me thirrjet “liri dhe drejtësi për çlirimtarët”.
LEXO EDHE: Ish-Presidenti Moisiu në protestën e UÇK-së: Të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar!
Protesta u zhvillua për 1 orë dhe nisi me himnin kombëtar shqiptar dhe bëri bashkë mijëra shqiptarë të cilët që prej orëve të para të mëngjesit vërshuan në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranën, për t’i dhënë mesazhin e qartë Gjykatës Speciale, se çlirimtarët e Kosovës po i mban padrejtësisht në qeli.
Në Tiranë ishte i pranishëm edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi, i cili u pa në krah të deputetëve socialistë. Në këtë tubim mbajti fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të cilë thanë se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë të fabrikuara.
Protesta që organizohet nga veteranët e UÇK-së përplasi në distancë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrin Edi Rama, asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm.