Aktualitet

Përmbytjet nga lumi Vjosë, fermerët në Hoxhare të Fierit nuk mbjellin më

Dhjetë muaj pas përmbytjes nga lumi Vjosë, banorët e fshatit Hoxharë e Re nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim. Megjithëse dëmet e shkaktuara në tokat dhe prodhimet bujqësore ishin shumë të mëdha, fermerët e kësaj zone deri tani nuk kanë përfituar asgjë. Thuajse e gjithe sipërfaqja e tokës bujqësore këtë vit është lënë pa punuar dhe pa mbjellë, pasi fermerët nuk kanë mundësi financiare.