Gjykata e Elbasanit lë në burg regjisorin Petri Bozo, pasi përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pak ditë më parë, në fshatin Mengel.
Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit. 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.
Bozo deklaroi në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Po ashtu, citohet të jetë shprehur se kishte përshëndetur edhe policin para se të godiste për vdekje të miturin.
7 vjeçari, të cilit më 26 maj iu dha lamtumira e fundit mes lotëve e dhimbjes ishte fëmija e tretë që humbi jetën në një aksident në vendin tonë, pas dy viktimave në Durrës, më 3 maj.