Aktualitet

‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari! Shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite!

Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten.

Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2% në 99.50, duke shënuar nivelin e tij më të ulët që nga prilli 2022.

Më herët, Kina njoftoi tarifa shtesë për produktet amerikane prej 125%, sipas Reuters. Ky është më i lartë se niveli i mëparshëm prej 84%.

Ministria e Financave e Kinës thuhet se deklaroi se nëse SHBA këmbëngul që të vazhdojë të shkelë interesat e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë kundërmasa vendimtare dhe do të luftojë deri në fund.

Në fund të vitit 2023, përbërja e rezervës valutore bruto sipas monedhave dominohej nga Euro me 63.8%, e ndjekur nga Dollari Amerikan me 19.5%, Ari me 4.4%, të drejtat e tërheqjes në FMN (SDR) me 4.2%, Paundi Britanik me 2.5%, Renminbi Kinez, me 2.8%, Jeni Japonez me 2.2% dhe Dollari Australian me 0.8%.

Rezerva valutore e administruar nga Banka e Shqipërisë është e investuar në aktive likuide, kryesisht me afat maturimi 1-3 vjet. Pesha e investuar në instrumente të borxhit me afat mbi 5 vjet rezulton me rritje të lehtë gjatë këtij viti, duke përfaqësuar rreth 4.4% të portofolit të rezervës të investuar në tituj në mbyllje të vitit. Kohëzgjatja e investimit për një pjesë të rezervës u rrit në pasqyrim të pritjeve për rënie të normave të interesit. Rritja e ekspozimit në investime me afat maturimi deri në 3 muaj pasqyron rritjen e depozitave të vendosura kryesisht me banka qendrore. Në kushtet e rritjes të stokut të rezervës edhe pjesa e portofolit e investuar në instrumente të borxhit është rritur krahasuar me vitin paraardhës.