Bota

Përplasje e fortë në Hungari, presidenti refuzon dorëheqjen, kryeministri i ri kërcënon me shkarkim!

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, ka refuzuar të japë dorëheqjen pavarësisht thirrjeve të kryeministrit të ri Peter Magyar dhe presionit në rritje pas ndryshimit të pushtetit në vend.

Në një intervistë të publikuar më 18 maj, Sulyok deklaroi se nuk ekziston asnjë arsye ligjore apo kushtetuese që të justifikojë largimin e tij nga detyra.

“Unë i mbetem besnik betimit tim dhe për sa kohë ushtrimi i detyrave të mia është i mundur, kam ndërmend të përmbush mandatin që mora”, u shpreh ai për mediat hungareze.

Partia opozitare TISZA, e drejtuar nga Peter Magyar, fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së partisë Fidesz të ish-kryeministrit Viktor Orbán.

Pas marrjes së pushtetit, Magyar ka kërkuar largimin e zyrtarëve të emëruar gjatë epokës Orbán, duke i cilësuar ata si “kukulla të një sistemi të dështuar”. Ai paralajmëroi se nëse Sulyok nuk jep dorëheqjen, mazhoranca e re mund të ndërmarrë ndryshime kushtetuese për shkarkimin e presidentit.

Ndërkohë, Sulyok ka kundërshtuar pretendimet se zgjedhjet përfaqësonin një “ndryshim regjimi”, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një rotacion qeverisës.

Përplasja mes presidentit dhe qeverisë së re pritet të thellojë tensionet politike në Hungary, në një moment kur vendi po përballet edhe me presionin e Bashkimit Europian për reforma në sundimin e ligjit.