I ftuar në emisionin Big Brother Radio ishte Angelo Haruni një banor i shumë përfolur jo vetëm për lojën e tij por edhe për marrëdhëniet që ai krijoi brenda shtëpisë. I shoqëruar nga vëllai i tij Dario ai zgjodhi t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve pikante por edhe ato për banorët brenda shtëpisë së BBVIP5… Pjesë nga intervista:
Djali më i lezetshëm në shtëpinë e BBVIP mendova se do të krijonte një lidhje duke qenë se edhe publiku i pëlqen, ishte e vështirë?
Ishte e vështirë për dy arsye, e para sepse shumica e vajzave ishin të zëna le ta themi këtë gjë dhe e dyta kur hynin vajza të reja vinin me idenë për të qenë pranë personave që konsideroheshin më të fortë në lojë përpiqeshin të shmangnin kontaktet me njerëzit që konsideroheshin më pak aktiv brenda shtëpisë. Mund të qëndronin me ty kalonin kohë shumë të bukur bashkë, por nuk do të donin që të angazhoheshin në një marrëdhënie kaq herët.