Health & Beauty

Përse ilaçet GLP-1 ndikojnë ndryshe tek burrat dhe ndryshe tek gratë?

Ilaçet me emra si semaglutide, liraglutide dhe lixisenatide kanë transformuar trajtimin e obezitetit dhe diabetit në vitet e fundit. Këto medikamente i përkasin një klase të quajtur analoge të GLP‑1 ndikojnë në kontrollin e oreksit, nivelin e sheqerit në gjak dhe humbjen e peshës. Ku ndodhet saktësisht GLP‑1 në tru dhe a funksionon ai ndryshe tek femrat dhe meshkujt?

Një studim i ri i publikuar në Brain Medicine, i realizuar nga studiuesit e Icahn School of Medicine at Mount Sinai, ka dhënë përgjigje të qarta për këtë çështje. Shkencëtarët krijuan hartën e parë gjithëpërfshirëse të shprehjes së GLP‑1 në trurin e minjve, duke analizuar në mënyrë të veçantë femrat dhe meshkujt. Ata identifikuan këtë hormon në 25 zona të ndryshme të trurit për secilin seks.

Studimi u udhëhoq nga studiuesit Vitaly Ryu, Anisa Gumerova, Georgii Pevnev, Tony Yuen dhe autori kryesor Mone Zaidi. Rezultatet tregojnë se shpërndarja e GLP‑1 në tru nuk është e njëjtë tek të dy gjinitë. Në disa zona dallimet janë shumë të theksuara. Kjo ka rëndësi të madhe sepse obeziteti dhe diabeti janë të zakonshme si tek gratë ashtu edhe tek burrat, por shpesh paraqiten me karakteristika të ndryshme biologjike.

Një studim i ri tregon se përdorimi i ilaçeve për dobësim si Ozempic, Wegovy dhe Mounjaro mund të rrisë rrezikun e osteoporozës me rreth 30 për qind, por ekspertët thonë se aktiviteti fizik mund ta zvogëlojë këtë efekt. Një studim i ri paralajmëron se ilaçet e njohura për dobësim, si Ozempic, Wegovy dhe Mounjaro, mund të rrisin rrezikun e osteoporozës me rreth 30 për qind. Megjithatë, ekspertët theksojnë se ky rrezik mund të zvogëlohet me aktivitet të rregullt fizik, veçanërisht me ushtrime të forcës.

Ilaçet nga grupi i agonistëve të receptorit GLP-1 kanë ndryshuar mënyrën e trajtimit të obezitetit dhe diabetit të tipit 2. Por ndërsa efektet e tyre në humbjen e peshës janë shumë të vlerësuara, studiuesit po paralajmërojnë gjithnjë e më shumë për pasojat e mundshme afatgjata. Shkencëtarët, të udhëhequr nga dr. John Horneff nga Universiteti i Pensilvanisë, analizuan të dhënat mjekësore të më shumë se 146 mijë të rriturve me obezitet dhe diabet të tipit 2 gjatë një periudhe pesëvjeçare. Ata krahasuan pacientët që përdornin këto ilaçe me ata që nuk i përdornin.