Botë e Çuditshme

Peru, shkencëtarët zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë vjet të vjetër!

Paleontologët kanë njoftuar se kanë zbuluar një fosil të një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet që u zbulua në shkretëtirën e Perusë. Fosili i krokodilit gavial, apo peshkngrënës krokodil që ishte i gjatë rreth 3 metra, u zbulua në fund të vitit 2023 në gjendje perfekte. Fosili u gjet në shkretëtirën Okukahe, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit, Lima.

“Kjo është hera e parë që gjejmë një të ri të kësaj specieje, pra ai nuk kishte arritur madhësinë maksimale. Ai vdiq para se të arrinte madhësinë maksimale”-tha paleontologu, Mario Gamarra në një konferencë për media. Rikujtojmë se krokodili më i madh i robëruar në botë ka ngordhur në Australi. Ai mendohej të ishte më shumë se 110 vjeç. Cassius, zvarraniku 5.48 metra peshonte gjithashtu mbi një ton. Bëhet e ditur se ai kishte jetuar në një strehë të kafshëve të egra në Green Island pranë qytetit turistik të Queensland të Cairns në Australi për më shumë se 37 vjet. Duke ndarë një postim të Cassius duke shijuar një vakt, streha ka shkruar:

Ai ishte shumë i vjetër. Cassius e ka origjinën në Territorin Verior fqinj, ku krokodilët janë një pjesë kyçe e industrisë turistike të rajonit. Cassius do të na mungojë shumë, por dashuria dhe kujtimet tona për të do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona.