Ndalimi i xhirimeve të filmit më të ri të Spider-Man pritet t’i kushtojë produksionit një shumë marramendëse prej rreth 12.2 milionë euro, ndërsa Tom Holland po shërohet nga një tronditje e lehtë në kokë. Aktori, 29 vjeç, u lëndua teksa xhironte si personazhi i dashur i Marvel-it. Ekipi i emergjencës mbërriti me shpejtësi në skenën e xhirimeve në Leavesden Studios, në Watford dhe më pas e dërguan Tom-in në spital për trajtim.
Ndërsa ai po rikuperohet, xhirimet e filmit janë ndërprerë për një javë të plotë, me burime nga brenda produksionit që thonë se nuk ishte e mundur të vazhdohej xhirimi pa praninë e tij. Spider-Man: Brand New Day, i cili është filmi i katërt në Multi Cinematic Universe, thuhet se ka një buxhet prej rreth 200 milionë dollarë.
Ndalimi i xhirimeve pritet t’u kushtojë prodhuesve rreth 1.75 milionë euro në ditë, derisa xhirimet të rifillojnë. Burime nga industria kanë treguar se tarifat e lidhura me prodhimin si qiraja e studiove, pajisjet dhe mirëmbajtja e skenografisë vazhdojnë të paguhen edhe pse xhirimet janë pezulluar. Tom ka një orar shumë të ngjeshur aktualisht, pasi ai dhe e fejuara e tij Zendaya po xhirojnë gjithashtu filmin The Odyssey, një përshtatje nga regjisori Christopher Nolan e epopesë së famshme të Homerit.