Gossip Showbiz

Phoebe Gates rrëfen pse nuk përdorte mbiemrin e babait kur ishte fëmijë? Pse?

Phoebe Gates, vajza më e vogël e bashkëthemeluesit të “Microsoft”, Bill Gates, ka zbuluar së fundmi arsyen pse prindërit e saj e këshilluan të mos mbante mbiemrin e tij në moshë të vogël.

Gjatë një bisede në podcast-in “The Burnouts”, të cilin e drejton me shoqen e saj të dhomës në Stanford, Sophia Kianni, 22-vjeçarja tregoi se deri në shkollën e mesme përdorte mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, Melinda French.

Prindërit e mi ishin shumë të vendosur që ne të mos përdornim mbiemrin Gates në fëmijëri. Kështu, unë mbajta mbiemrin French, dhe kjo më ndihmoi të krijoja miqësi natyrshëm pa pasur ndikimin e emrit të njohur të babait tim

Bill Gates, i cili u tërhoq nga operacionet e përditshme të “Microsoft” në vitin 2008 për t’iu përkushtuar punës filantropike, është shprehur se fëmijët e tij do të trashëgojnë më pak se 1% të pasurisë së tij, e cila llogaritet mbi 100 miliardë dollarë.

Sipas tij, ky vendim është marrë për t’i inkurajuar ata të krijojnë vetë rrugën e tyre.

Fëmijët e mi kanë marrë një edukim të shkëlqyer, por nuk do të ishte një favor për ta t’u lija një pasuri të madhe. Nuk po u kërkoj të drejtojnë Microsoft-in, ky nuk është një dinasti

-është shprehur miliarderi.

Megjithatë, edhe më pak se 1% e pasurisë së tij përfaqëson mbi një miliard dollarë – një shumë që garanton një të ardhme të sigurt për Jennifer, Rory dhe Phoebe Gates.